Bale gati të largohet nga Real Madrid!

Mospërfillja e Gareth Bale nga ana e Real Madridit në ndeshjen ndaj Paris Saint Germain mesa duket do të jetë një ndër gjërat e fundit që do mbajë mend futbollisti në Santiago Bernabeu, raporton El Confidencial.

Përfaqësuesi i kombëtares së Uellsit e startoi ndeshjen e kthimit ndaj PSG nga stoli dhe tani agjenti i futbollistit Jonathan Barnett ka filluar të bëjë gati largimin e lojtarit gjatë kësaj vere.

Manchester United dhe ish skuadra e tij Tottenham qëndrojnë në gatishmëri për ta marrë futbollistin por presidenti Florentino Perez kërkon që nga kjo shitje të përfitojë plot 100 milionë euro apo pikërisht shumën me të cilën edhe e bleu lojtarin 5 vite më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here