Di Maria mund të transferohet te Interi, por me një kusht!

Eleminimi i PSG nga Liga e Kampionëve, përsëri e ka rihapur temën e transferimit të Di Marias te Inter.

Transferimi i Di Marias te Interi dukej mision i pamundur, por me eleminimin nga Liga e Kampionëve është rihapur mundësia.

Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i Interit, Ausilio po qëndron në Paris për ta shqyrtuar mundësinë e transferimit.

Megjithatë nga Di Maria është vendosur një kusht, Inter të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Di Maria ka kontratë me PSG deri në vitin 2019, por duket se Parizienët janë të gatshëm ta lirojnë atë.

Mbetet ta shohim se a do të arrijë Interi ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here