Dybala vendos për të ardhmen!

Ylli i Juventusit Paulo Dybala ka vendosur që të nënshkruajë një kontratë të re me Zonjën e Vjetër nga e cila do të përfitojë rreth 150,000 euro në javë, raporton The Sun.

24 vjeçari përflitej shumë se mund të largohej nga Juventusi ku të interesuara për shërbimet e lojtarit ishin klubet e Manchester United, Real Madrid dhe Barcelonës me këtë të fundit që kishte shfaqur një interesim të madh për argjentinasin por që mesa duket pa sukses.

Kontrata e re e Dybala-s nuk do të ketë asnjë klauzolë dhe do ta bëjë Dybalan lojtarin e ri më të paguar tek Juventus së bashku me Gonzalo Higuain.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here