Emery: Nuk është tragjedi të humbasësh nga Reali, turp është të eleminohesh në 1/16

Trajneri i PSG, Unai Emery, nuk po mendon për të ardhmen edhe pse kontrata e tij skadon në fund të sezonit. 

Emery ka thënë se nuk është turp të humbasësh nga Reali.

PSG dje u eleminua nga Reali në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe kështu u rikthyen polemikat rreth largimit të Emery.

“Në këto momente nuk po mendoj për statusin tim. Real ishte më i mirë, dëshiruam më shumë por goli i parë ishte vrastar. Reali e meritoi kualifikimin, humbëm shumë raste në pjesën e parë. Nuk është turp që humbëm prej Realit, por turp që u eleminuam në 1/16”, ka deklaruar Emery.

Emery është në stolin e PSG një vit e gjysmë, mirëpo suksesin më të madh e arriti me Sevillan kur arriti ta fitojë tre herë rradhazi Europa League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here