Formacionet zyrtare Manchester City-Basel

Manchester City dhe Baseli zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat përballen në Etihad Stadium, ndërsa ndeshja e parë në Zvicër u mbyll me fitoren prej 4-0 të ekipit anglez.

Të zgjedhurit e Pep Guardiolas tashmë e kanë në duar kualifikimin dhe duhet vetëm t’i zhvillojnë 90 minutat e mbetura për ta konfirmuar pjesëmarrjen në çerekfinale.

Nga ana tjetër, ekipi i Raphael Wickyt do të përpiqet të mos pranojë shumë gola, si në ndeshjen e parë, në mënyrë që të dalë kokëlarta nga kjo sfidë.

Natyrisht se trajneri i Cityt tashmë është duke menduar për shortin dhe kundërshtarin e ardhshëm në garën më të madhe evropiane për klubi.

Manchester City: Bravo, Danilo, Stones, Laporte, Zinchenko, Gundogan, Yaya Toure, Bernardo, Foden, Sane, Jesus.

 Baselit: Vaclik, Lacroix, Frei, Suchy, Riveros, Zuffi, Serey Die, Lang, Elyounoussi, Bua, Oberlin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here