Janë shtuar kandidatët për firmën e mesfushorit të talentuar të Schalkes, Max Meyer.
Kontrata e tij me Schalken skadon në fundin e sezonit.
Mesfushori gjerman është nën shënjestrën e Milanit, Liverpoolit, Arsenalit dhe Tottenham, kurse ditëve të fundit është spekuluar se ai do të transferohet te Atletico Madrid.
Megjithatë për të në garë është futur edhe kampioni i Italisë, Juventus. “Gazetta Dello Sport” shkruan se “Zonja e Vjetër” e dëshiron gjermanin në rradhët e saja.
Meyer ka luajtur mbi 200 ndeshje me Schalken, mirëpo kontrata e tij skadon në fund të sezonit.