Lojtarët e Arsenal nuk e duan Artetan si trajner!

Ish mesfushori i Arsenal Mikel Arteta duket se nuk e ka popullaritetin e duhuet për të zënë vendin e Arsene Wenger në stolin e Arsenalit, raporton The Sun.

Arteta u përmend si një prej zëvëndësuesve të mundshëm të Arsene Wenger pasi francezi po përflitet shumë se mund të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Megjithatë Arteta, i cili për momentin është duke punuar së bashku me Pep Guardiolën tek Manchester City duket se nuk e ka pëlqimin e disa lojtarëve tek Arsenal për tu bërë trajner i “Topçinjëve“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here