Nëse Arsenal shkarkon Wengerin, ai nuk do të brengoset shumë-ka ardhur oferta nga Parisi?

Ashtu siç po qendrojnë gjërat duket se PSG më në fund do ta transferojnë trajnerin i cili i refuzoi dy herë.

Unai Emery pas ndeshjes me Realin deklaroi se shpreson se do ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG vitin tjetër, mirëpo sipas mediave Al Khelaifi nuk e ka ndërmend ta mbajë atë në stolin e skuadrës.

Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit, por duket se PSG nuk ka ndërmend ta zgjasë kontratën me të dhe janë të gatshëm për ti bërë ofertë Wengerit.

Në rast se PSG e kërkon përsëri francezin kjo do të ishte hera e tretë, pasiqë Wenger e ka refuzuar PSG dy herë, mirëpo këtë herë vështirë se do ta refuzonte klubin nga Parisi.

Wenger nuk është i gatshëm të japë dorëheqje, mirëpo nëse nuk arrinë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, klubi do të jetë i detyruar ta shkarkojë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here