Ylli i ri i PSV Eindhoven!

Eshtë vetëm 20-vjeç dhe në sezonin e dytë si titullar me PSV Eindhoven ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 8 asiste.

Steven Bergwijn është talenti më i fundit që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane dhe së fundmi është Manchester United që e ka vëzhguar në disa ndeshje radhazi.

Lojtari me origjinë nga Surinami ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin holandez. Më parë për të kanë shfaqur interes edhe Tottenhami, Chelsea dhe Barcelona.  Në verë pritet një ankand i vërtetë për të siguruar kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here