Alaba largohet nga Bayerni: Këto janë opcionet e mundshme për të!

x-default

E përditshmja gjermane “Bild” ka bërë të ditur se David Alaba mund të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Alaba është fëmijë i Bayernit dhe viteve të fundit ka qenë njëri nga lojtarët kyç në skuadrën e Bavarezëve.

Megjithatë sipas informacioneve të “Bild”, austriaku mund të largohet nga Minheni në fund të sezonit.

Alaba ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, megjithatë ai mendon se ka ardhur koha të ndërrojë ambientin dhe të transferohet në Spanjë ose Angli.

Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuara për shërbimet e tij, gjithashtu Chelsea dhe Manchester City.

E përditshmja gjermane bënë të ditur se njëri nga këto klube mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here