Arsenal hesht „San Siron“, Dortmund shokohet nga Salzburg

Skuadra e Milanit pas 12 ndeshjeve ka pësuar humbje nga Arsenali 0-2 në Europa League.

Të përzgjedhurit e Gattussos ishin të pa fuqishëm kundër Arsenalit sonte dhe e regjistruan humbjen e parë në vitin 2018. Arsenal nga ana tjetër luajti një ndeshje fantastike dhe arriti të fitojë në San Siro dhe me këtë fitore ka rikthyer shpresat për ta shpëtuar këtë sezonë.

 

 

Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Rezultatin e hapi Mkhitaryan në minutën e 15′, kurse rezultatin e dyfishoi Ramsey para fundit të pjesës së parë.

Atletico Madrid morri një fitore bindëse kundër Lokomotiv Moskës 3-0. Golat për Atleticon i shënuan Saul 22′ , Costa 47′ dhe Koke 90′.

 

 

Borussia Dortmund u surprizua nga Salzburg në “Signal Iduna Park” duke pësuar humbje 1-2. Golat për Salzburg i shënoi Valon Berisha kurse golin e vetëm për Dortmund e shënoi Schurle.

 

 

Lyon morri fitore minimale kundër CSKA 0-1 me golin e Marcelo.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen me 15 mars.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here