Barcelona i frikësohet largimit të Messit!

Një zyrtar i Barcelonës në Camp Nou ka deklaruar se situata e tregut aktual është e çmendur dhe nuk mund të japë asnjë garanci për të ardhmen.

Klauzola prej 700 milionë eurosh mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbajtur larg interesimin e disa skuadrave të mëdha europiane, ka deklaruar kështu drejtori për strategji dhe financa tek Barcelona, Pancho Schroder.

Argjentinasi e nënshkruajti kontratën e re në nëntorin e kaluar para se të fillonte bisedimet me ndonjë klub tjetër, pasi kontrata e tij e vjetër do ti skadonte në qershor të 2018.

Me marrëveshjen e re, klauzola e largimit të Messit është plot 700 milion euro, por shitja e Neymar për 222 milionë euro tek Paris Saint Germain shashtisi të gjithë pasi askush nuk e mendonte se një shifër e tillë mund të përdorej për blerjen e vetëm një lojtari.

Ndërsa për fund Schroder deklaroi se kontrata e Messit është krijuar e tillë që argjentinasi të mbyllë karrierën e tij tek katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here