Chiellini: Ishte në historinë e Tottenhamit që të skualifikoheshin!

Mbrojtësi i Juventusit besonte se klubi i tij do të kualifikohej për më tutje pasi eksperienca e tyre ishte shumë më e madhe në kompeticionet europiane, gjë që Tottenham nuk shquhet shumë.

Giorgio Chiellini beson se historia ishte në anën e Juventusit në sfidën kundër Tottenhamit, derisa në ndeshjen e mbrëmshme Zonja e Vjetër triumfoi në Londër me rezultatin 1-2 duke u kualifikuar për në çerek finale të Champions League.

Ndeshja e kthimit ishte një ndeshje e intenzitetit të lartë pasi Tottenham kaloi e para në avantazh me anë të Son por në pjesën e dytë italianët shënuan dy gola të shënuar nga Higuain dhe Dybala për 3 minuta duke heshtur të gjithë stadiumin dhe u kualifikuan për më tutje pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 2-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here