Di Biagio do ta ftojë Ballotelin për miqësoret kundër Anglisë dhe Argjentinës

Trajneri i përkohshëm i Italisë, Luigi Di Biagio ka bërë të ditur se do ta ftojë Mario Ballotelin për ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Argjentinës.

Sulmuesi i Nice këtë sezonë ka shënuar 22 gola në 30 ndeshje të luajtura, kurse për herë të fundit me Italinë ai luajti në Botërorin e 2014. Për Italinë, “Supermario” ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Balloteli është i lindur në Brescia të Italisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here