Gjigantët Italian në garë për Kovacic!

Mateo Kovacic është njëri nga mesfushorët më të mirë në Europë. 

Te Reali ai nuk po gjenë shumë hapësira pasiqë konkurenca është e madhe dhe prandaj dëshiron largimin në fund të sezonit.

Milan,Inter dhe Roma do të tentojë që ta transferojnë kroatin. Ai te Reali u transferua në vitin 2015 nga skuadra e Interit, kurse tani “Neroaxurët” e dëshirojnë atë përsëri në skuadër.

Milan është në kërkim të një mesfushori dhe nuk do të ngurojë ta transferojë atë, kurse Roma gjithashtu po kërkon përforcim për mesfushën e saj.

Mateo Kovacic asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Itali.

“Është e vështirë të flasësh për rikthimin në Itali. Unë e adhuroj Milanon. Asnjëherë nuk i dihet. Është e vështirë të jesh në stol, por unë jam i përgatitur për çdo ndeshje”, ka deklaruar Kovacic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here