Klopp kërkon yllin e Real Madrid!

Paralajmërimi që bëri presidenti Florentio Perez për një shndërrim rrënjësor të skuadrës madrilene për sezonin e ardhshëm ka bërë që shumë klube europiane ti kthejnë sytë nga kampionët në fuqi të Evropës për të blerë lojtarë.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është një admirues i madh i mbrojtësit të djathtë të Real Madrid, Dani Carvajal, raporton e përditshmja spanjolle Don Balon.

Raportimet thonë se bosi gjerman dëshiron ta sjellë mbrojtësin në Anfield, duke marrë parasysh fondet që kanë ruajtur nga shitja e Coutinhos që janë mëse të mjaftueshme për këtë transferim.

Megjithatë “Los Blancos” vështirë se do ta lëshojnë futbollistin që të largohet nga klubi pasi edhe vetë dëshira e lojtarit me shumë mundësi është që të qëndrojë tek klubi madrilen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here