Mahrez dëshiron transferimin tek gjiganti italian!

Riyad Mahrez në fund të këtij sezoni pritet që të largohet nga skuadra angleze e Leicester City, largim i cili mund të kryhej në janar por që klubi nuk e lejoi një gjë të tillë, detaj ky që e nevrikosi shumë Mahrezin.

Por nëse gjatë janarit algjeriani dëshironte transferimin tek Manchester City kësaj rradhe në dëshirën e tij është klubi nga Serie A, Roma, që ka shfaqur interesim për futbollistin.

Roma kërkoi që ta transferonte algjerianin verën e kaluar por nuk mund të përballonte çmimin që kërkonte Leicester, por kësaj rradhe ndryshon puna pasi vetë futbollisti do të kërkojë me ngulm largimin nga klubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here