Manchester United mund të dështojë tek De Gea!

Manchester United është duke u treguar shumë e ngadaltë për ti ofruar një kontratë të re David De Geas përderisa një interesim i ri nga ana e Real Madrid duket se ka filluar të pëshpërisë në kokën e portierit të United.

Përfaqësuesi i kombëtares spanjolle është një prej portierëve më të mirë në botë sezoneve të fundit por ai prapë paguhet më pak se Paul Pogba dhe Alexis Sanchez i cili sapo u transferua prej Arsenalit.

Për këtë arsye burimet brenda klubit thonë se drejtuesit duhet të bëjnë më shumë në aspektin financiar në qoftë se dëshirojnë që ylli i skuadrës së tyre të qëndrojë akoma tek “Djajtë e Kuq“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here