Marco Asensio po kërkohet nga klubi i madh anglez!

Loja e shkëlqyer që po tregon Marco Asensio me Real Madridin këtë sezon nuk ka kaluar pa u vërejtur nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Londinezët e Chelseas gjatë kësaj vere duket se do të bëjnë një tentativë për të sigurar shërbimet e lojtarit spanjoll, raporton Don Balon.

Alvaro Morata dëshiron që të ketë në skuadër ish bashkëlojtarin e tij tek Real Madrid dhe ka bindur drejtuesit e klubit se 22 vjeçari do të përshtatej shumë mirë tek klubi londinez.

Por problemi qëndron tek Florentino Perez i cili nuk është i gatshëm që të shesë Asension të cilin e konsideron pjesë të rëndësishme për ardhmërinë e klubit madrilen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here