Milan, mundësia e fundit e Wenger!

“Topçinjtë” do të kenë një përballje të vështirë kundër skuadrës së Gatussos dhe vetëm një fitore do të shpëtonte vendin e Arsene Wenger në stolin e Arsenal.

Janë disa stadiume të veçanta në botë ku të rrënqethet trupi të luash në to si psh: Santiago Bernabeu, Old Trafford, Maracana apo dhe San Siro.

Pikërisht ky i fundit është arena ku Wenger do të shkojë me skuadrën e tij për të realizuar një fitore e cila do të thoshte mbi të gjitha një triumf moral mbi të gjithë kritikat që kanë vërshuar pafund në drejtim të Wengerit muajt e fundit.

Por Milani nuk ka pësuar humbje në 13 ndeshje dhe nuk ka pranuar gol pothuajse për 600 minuta dhe kjo padyshim që do të jetë sfida e sezonit për trajnerin francez i cili duket më në presion se kurrë më parë.

Për të gjithë kjo sfidë mund të jetë një ndeshje me shumë por për Wenger do të jetë një prej përballjeve më të rëndësishme në karierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here