Timo Werner tregon se në cilin klub anglez dëshiron të transferohet!

Timo Werner ka pohuar se në një të ardhme të afërt dëshiron që të luajë në Premier League duke treguar edhe dy skuadrat e tij favorite të cilat janë destinacionet e tij të prefeuara, Liverpool dhe Manchester United.

22 vjeçari ka qenë në formacionin titullar tek RB Leipzig që prej transferimit të tij prej Stuttgartit në 2016, duke e përfunduar sezonin e kaluar me 21 gola të shënuar në 31 ndeshje kurse këtë sezon ka shënuar 11 në 23 ndeshje.

Një formë e tillë ka bërë që shumë klube europiane ta kërkojnë futbollistin, ndërsa ai vet ka bërë të ditur se në cilat klube dëshiron që të luajë në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here