Barca, Chelsea, Dortmund në garë për supertalentin turk!

Barcelona, Borussia Dortmund, Chelsea, Juventus dhe PSV Eindhoven janë në garë të ashpër për portierin e ri të Altinordu, Berke Ozer, raporton Footmercato.

Me Thibaut Courtois i cili duket se mund të largohet gjatë verës nga Chelsea, londinezët kanë nisur “gjuetinë” për një portier të ri, por raportimet thonë se tanimë Altinordu ka nënshkruar një kontratë për transferimin e 17 vjeçarit tek klubi gjerman.

Ndërsa Barcelona në këtë garë duket më e relaksuar pasi në skuadrën e saj ka dy portierë të shkëlqyer si Ter Stegen dhe Cilessen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here