Barcelona siguron blerjen e talentit brazilian!

Klubi katalanas ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje për blerjen e mesfushorit brazilian i cili për momentin luan tek skuadra e Gremios në Brazil, bëhet fjalë për të shumë kërkuarin Arthur, konfirmon Goal.

Megjithatë 21 vjeçari nuk do të bashkohet zyrtarisht me katalanasit deri në vitin 2019 por një marrëveshje mes dy klubeve është arritur.

Barcelona njëherë do të paguajë 30 milionë euro tek fituesit e Copa Libertadores ndërsa 10 milionë të tjera do të varen nga paraqitjet e futbollistit brazilian i cili tek Barcelona po shihet si zëvëndësuesi potencial i Andres Iniestas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here