Bellerin tregon se në cilin klub dëshiron të transferohet!

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Arsenal, Hector Bellerin, ka vendosur që të transferohet tek klubi i Barcelonës, sipas Mundo Deportivo.

Lojtari i cili është prodhim i La Masias u përfolë për një rikthim tek katalanasit në 2016 kur Dani Alves u largua por Arsenal refuzoi të hiqte dorë nga 22 vjeçari i shpejtë.

Bellerin tani e ka treguar qartë se dëshiron një transferim në Barcelonë, por Barcelona nuk e ka me nxitim këtë transferim pasi Nelson Semedo duket se është adoptuar shumë mirë në repartin mbrojtës të Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here