Bonucci: Nuk treguam mentalitet të vërtetë, shpresoj se do të mësojmë diçka nga kjo humbje

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci nuk kishte arsye që të ishte i kënaqur pas humbjes së djeshme nga Arsenali në Europa League.

Milan pësoi humbje 0-2 në “San Siro” dhe kështu i uli gjasat për kualifikim në fazën tjetër.

Bonucci mendon se skuadra e tij ka ndjerë  frikë para fillimit të ndeshjes.

“Kishim frikë para fillimit të ndeshjes dhe nuk treguam mentalitetin e vërtetë, sepsje jemi shumë të rinjë. Shpresoj se nga kjo do të mësojmë diçka. Do të jetë e vështirë por do të japim gjithëçka nga vetja në ndeshjen e kthimit. Duhet të jemi optimistë pasiqë në futboll gjithëçka është e mundur. Nëqoftëse në Londër luajmë ashtu siç luajtëm pjesën e dytë mendoj se kemi shanse”, ka deklaruar Bonucci.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në “Emirates”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here