“Djajtë e Kuq” ringjallin interesimin për Dier!

Manchester United janë të gatshëm që të ringjallin interesimin për mesfushorin e Tottenham Hotspur Eric Dier, raporton TransferMarketWeb.

Përfaqësuesi i kombëtares angleze ishte një lojtar shumë i kërkuar nga Manchester United gjatë verës së vitit 2017 për shkak se Jose Mourinho po kërkon një lojtar në të cilin mund të mbështetet tani por dhe në të ardhmen.

Kjo për faktin se një prej pikave kyçe të mesfushës së “Djajve të Kuq Michael Carrick këtë vit do të dalë në penzion ndërsa Marouane Fellaini duket i vendosur të largohet nga klubi pasi ka refuzuar një rinovim të kontratës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here