Gara mund të fillojë-Braziliani në fund të sezonit lojtarë i lirë!

Me siguri se ky futbollist do të jetë në shënjestrën e disa klubeve.

Braziliani Bernard në fund të sezonit do të jetë lojtarë i lirë, kurse Shakhtar ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë kontratën me të.

Bernard te Shakhtar u transferua në vitin 2013  për 25 milionë euro dhe duket se tani ka ardhur koha për largimin e tij.

Interesim për shërbimet e tij kanë treguar Manchester City dhe Barcelona, por pas lajmit se ai nuk do ta vazhdojë kontratën, në garë është futur edhe Arsenali.

Bernard luajti edhe në Botërorin e 2014, me përfaqësuesen e Brazilit ka luajtur 14 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here