Harry Kane vendos për të ardhmen e tij!

Sulmuesi i Tottenham dhe sulmuesi më i mirë në Premier League Harry Kane ka sjellur një vendim të papritur.

Edhe pse e ardhmja e tij ende nuk është e qartë, sipas “The Sun”, Harry Kane ka vendosur të qëndrojë në Londër edhe për një vit tjetër.

Për një kohë të gjatë është spekuluar se Kane do të transferohet te Reali në fund të sezonit, mirëpo ai ka vendosur që të qëndrojë te Tottenham edhe për një vit.

Kane është njëri nga sulmuesit më të mirë dhe ofertat për të do të jenë të shumta, por mbetet ta shohim se a do ti refuzojë ato.

Këtë sezonë Kane ka luajtur në 38 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here