Milan konfirmon interesimin për Reinan!

AC Milan ka konfirmuar edhe zyrtarisht se gjatë verës është e interesuar që të transferojë në Milano portierin e Napolit, Pepe Reina.

Ish portieri i Liverpool në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë dhe i lirë të largohet dhe me interesimin që po rritet për Gianluigi Donnarumman, “Rossonerët” kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e tij.

Pepe Reina pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit për shkak të aftësive të tij por edhe për eksperiencën e madhe që bartë mbi vete ky portier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here