Wenger: Ende nuk jemi kualifikuar

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka fshehur se është i kënaqur për fitoren ndaj Milanit, por ka deklaruar se skuadra e tij ende nuk e ka siguruar kualifikimin.

“E shfrytëzuam shpejtësinë tonë në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë u tërhoqëm dhe ishim të frikësuar. Ishte shumë e rëndësishme për ne të fitonim në Milano, por ende nuk e kemi siguruar kualifikimin”.

“Çfarë mendoj për Milanin e Gattusos? Mendoj se ai ka bërë një punë të shkëqyeshme, duke demonstruar karakter dhe shpirt loje. Ky rezultat na jep përparësi të madhe, por ende nuk jemi të kualifikuar. Duhet të koncentrohemi në ndeshjen kthyese”, ka deklaruar Wenger.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here