Zyrtare: Joshua Kimmich rinovon kontratën me Bayernin

Pas disa muajsh bisedime, Bayern Munchen ka arritur të rinovojë kontratën me Joshua Kimmich.

Klubi Bavarez sot ka bërë të ditur se Joshua Kimmich ka rinovuar kontratën me Bayernin deri në vitin 2023. Përveç Kimmich kontratë të re me Bayernin ka nënshkruar edhe Kingsley Coman deri në vitin 2023.

Kimmich konsiderohet si Philip Lahm  i ri. Të dy lojtarët vinë nga shkolla e Shtutgartit dhe luajnë si mbrojtës të majtë.

Edhe pse vetëm 23 vjeçarë Kimmich ka luajtur 100 ndeshje në Bundes Ligë me Bayernin dhe 25 ndeshje me përfaqësuesen e Gjermanisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here