A është kjo dëshmi se Griezmann po përgatit transferimin e tij te Barcelona?

Sipas të gjitha gjasave Antoine Griezmann në verë do të transferohet te Barcelona.

Griezmann ishte në shënjestrën e Manchester United por sipas të gjitha gjasave do të përfundojë te Barcelona. Më herët është bërë e ditur se Griezmann ka pranuar të transferohet te Barcelona në fund të sezonit, por një gjë e tillë nuk u konfirmua nga asnjëra palë, por një detaj ka bërë që të fillojnë spekulimet përsëri.

Griezmann ka luajtur 192 ndeshje për Atleticon dhe ka shënuar 99 gola.

Spekulimet për transferimin e tij kanë filluar përsëri pasiqë gruaja e tij Erika Choperena, ka vizituar një agjencion për patundshmëri në Barcelonë.

Erica pret nga agjencioni që ti gjejnë një shtëpi adekuate siç ka kërkuar ajo. Sipas të gjitha gjasave Griezmannin sezonin e ardhshëm do ta shohim me fanellën e Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here