Skuadra e Ernesto Valverdes deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionat dhe një meritë të madhe për këtë e ka padyshim reparti defenzin i skuadrës që kurrë më herët nuk ka pasur statistika më të mira sesa në këtë sezon.
Këtë vit shifrat e Barcelonës janë të mbresëlënëse ku për 27 javë që kanë zhvilluar ata kanë pësuar vetëm 13 gola, shifra këto që flasin sesa e vështirë është që ti shënosh katalanasve në kampionat.
Në gusht pas dy humbjeve kundër Real Madrid në Superkupën e Spanjës ku pësuan 5 gola të gjithë parashikuan një sezon të vështirë për katalanasit por Valverde i mahniti të gjithë skeptikët më të mëdhenj duke krijuar një mbrojtje të çeliktë që deri më tani ka qenë e pathyeshme.
La Liga duket më afër se kurrë ku në 8 javë të mbetura Barcelona është 8 pikë larg Atletico Madrid dhe 12 pikë larg Real Madrid por të cilët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.