Valencia shuan shpresat e Sevillas për Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Skuadra e Valencias ka bërë një hap të rëndësishëm duke e mundur Sevillan 0-2 dhe duke shuar shpresat e andaluzianëve për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo ishte protagonisti kryesorë i ndeshjes duke shënuar dy gola në minutën e 25′ dhe 68′. Me këtë fitore Valencia mbetet në vendin e katërt me 56 pikë dhe 11 pikë më shumë se Sevilla.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 8 ndeshje dhe vështirë se Valencia do ta humbasë vendin e 4 i cili dërgon skuadrën në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore është e qartë se Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe Valencia do të jenë skuadrat spanjolle që do të luajnë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here