Zidane: Ronaldo nga një planet tjetër

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për dy golat e tij kundër Eibar.

Cristiano është nga një planet tjetër. Ai e din se do të shënojë, ai është ndryshe. Ai është special. Shifrat flasin për të dhe për suksesin e tij. Të gjithë mund ta shohim, nuk ka lojtarë të tillë. Ai nuk mjaftohet kurrë, nëse ka shënuar dy gola e kërkon të tretin. Sa i përket Eibarit ishte një ndeshje e vështirë. Kishim vështirësi por me karakterin e duhur erdhëm deri te fitorja. Titulli mbetet ende i hapur, nëse dëshirojmë të ngelemi në garë do të duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka deklaruar Zidane.

Real Madrid gjendet në pozitën e tretë me 12 pikë më pak se Barcelona e cila do ta luajë ndeshjen e saj sonte kundër Malagas me fillim prej orës 2045.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here