Erza fiton medalje të bronztë në Evropian

Xhudistja Erza Muminoviq po vazhdon të tregojë paraqitje të mira në garat për kadetë.

Në kategorinë 44 kilogramë ajo sot ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Evropës që po zhvillohet në Zagreb.

Federata e Xhudos përmes faqes zyrtare bën të ditur se në një konkurrencë të fortë prej 27 garueseve Muminoviq arriti të dëshmojë cilësinë në këtë turne që njihet si gara më e vlefshme për të shfaqur potencialin e mundshëm.

“Erza garën e filloi me fitore me Ippon kundër garueses nga Polonia Aleksandra Polkowska dhe garueses franceze Lea Metrot, të cilën e mposhti me Wazari. Në gjysëmfinale u takua me Kampionen Evropiane U18, kroaten Viktorija Ana Puljiz ndaj se cilës pësoi humbje. Në ndeshjen për medalje të bronztë, Erza u rikthye fuqishëm duke e mposhtur me Ippon për më pak se 2 minuta garuesen nga Gjermania, Jule Ziegler“, thuhet në konfirmimin e Federatës kosovare të Xhudos.

Për Muminoviqin kjo është medalja e dytë këtë vit dhe momentalisht është e radhitur në top 5 garueset në ranglistën olimpike për Lojërat Olimpike për të reja, Buenos Aires 2018.

Medaljet në Zagreb në kategorinë 44 kilogramë i ka ndarë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here