Allegri gati të ndërrojë skuadër!

Massimiliano Allegri ka shfaqur një dëshirë të habitshme që të largohet nga skuadra e Juventusit, gjë që ka surprizuar të gjithë pasi skuadra të cilën dëshiron të drejtojë në të ardhmen është Arsenal.

Arsene Wenger gjatë këtij sezoni ka qenë në qendër të kritikave për shkak të rezultateve shumë të dobëta të Arsenal pasi gjendet plot 13 pikë larg zonës Champions.

Allegri ka një kohë të gjatë që po përmendet si zëvëndësuesi i mundshëm i francezit dhe ka qenë dëshirë e vjetër e tij që të drejtojë një skuadër në Premier League pasi që edhe është duke mbajtur kurse të gjuhës angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here