Griezmann ka filluar të kërkojë shtëpi në Barcelonë!

Antoine Griezmann ka filluar që të kërkojë shtëpi në Barcelona raporton kështu Catalunya Radio(nëpërmjet Marca), raportim i cili vjen në mes të zërav që e lidhin francezin me klubin katalan.

Më herët Atletico Madrid u ankua tek FIFA pasi Barcelona kishte filluar bisedimet me futbollistin pa dijeninë e klubit madrilen gjë që e bëri Barcelonën të zmbrapsej paksa, por tani në verë ka prapë të drejtë që të kërkojë transferimin e lojtarit.

Mesa duket gruaja e Griezmann është takuar me një agjent pronash për të biseduar për blerjen e ndonjë prone para transferimit në Barcelonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here