Rivalitet i ashpër anglez për Umtitin!

Chelsea është gati ta rivalizojë Manchester Unitedit për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Umtiti dhe Barcelona nuk po mund të gjejnë ende gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Klauzola e tij e ulët ka bërë që shumë skuadra të mëdha, veçanërisht ato angleze të vihen pas tij.

Sipas  The Mirror, Unitedi tani ka një rival të fortë për Umtitin, dhe ata janë rivalët e Chelseat.

Mbrojtësi francez pëlqehet shumë nga skuadra nga Old Trafford dhe trajneri Jose Mourinho e sheh si objektivin kryesor gjatë verës.

Por, Djajtë e Kuq e dinë që largimi i Umtitit nga Camp Nou do të jetë shumë i vështirë edhe përkundër mos rinovimit të kontratës.

24-vjeçari francez u bashkua me gjigantin katalunas gjatë vitit 2016 nga Lyoni dhe ka një klauzolë largimi në vetëm 54 milionë funte apo 60 milionë euro.

Kjo klauzolë ka ndezur dritën e kuqe edhe te Blutë e Londrës, të cilët thuhet se janë gati të luftojnë me çdo kundërshtar për të transferuar yllin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here