„Ballackut nuk mund ti afroheshe nga era e keqe që i vinte“

Legjenda e Paraguait, Jose Luis Chillavert ka dhënë një deklaratë interesante për gjermanin Ballack.

Chillavert ka zbuluar se ka qenë shumë e vështirë që Ballack të markohet në fushë për shkak të erës së tij të keqe.

“Nuk mund ti afroheshit atij për shkak të erës së keqe. Ai është dashur të përdorë deodorant. Ndoshta kjo ka qenë strategjia e tij, nuk i dihet”, ka zbuluar Chillavert.

Portjeri legjendar ka luajtur 74 ndeshje për Paraguain, gjatë periudhës 1998-2003, kurse në Botërorin e vitit 2002 ai u eleminua pikërisht nga Gjermania e Ballackut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here