Benzema dhe Real Madrid drejtë ndarjes

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se pa marrë parasyshë se si do të mbarojë ky sezon, Karim Benzema pas nëntë viteve do të largohet nga Reali.

Destinacioni i ardhshëm i francezit, do të jetë PSG e cila kërkon zëvendësuesin e Cavanit, por Benzema mund të transferohet edhe në Premier League.

Arsenal e dëshiron atë për një kohë të gjatë, kurse edhe Klopp e sheh atë si lojtarë ideal për skuadrën e tij.

Florentino Perez e ka vendosur atë në listën e lojtarëve për shitje.

Mediat spanjolle janë të sigurta se koha e Benzemas te Reali ka mbaruar dhe se në fund të sezonit ai do të largohet. Mbretërit do të kërkojnë për të 50 milionë euro, shifër kjo që nuk është problematike për klubet e tjera.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here