Gattuso: Nuk do të shkojmë në Londër për pushim

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso mendon se skuadra e tij ka gjasa 30% për ta eleminuar skuadrën e Arsenalit.

Milan u mposht në “San Siro” nga skuadra e Arsenalit në ndeshjen e parë të Europa League me rezultatin 0-2.

“Nuk po shkojmë në Londër për pushim. Nuk jemi në pozitë të favorshme, por do të luftojmë. Kemi 30% gjasa dhe nuk do të dorëzohemi”, ka deklaruar Gattuso.

Italiani gjithashtu foli edhe rreth fitores ndaj Genoas dhe golit të parë të Andre Silvas.

“Treguam karakter dhe kjo ishte e rëndësishme pas humbjes me Arsenalin. Më vjen mirë që Silva shënoi golin e tij të parë, i cili na dha fitoren, kjo do ti ndihmojë që ta rrisë vetëbesimin e tij për vazhdimin e  sezonit”, ka përfunduar Gattuso.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here