Koreani i Premier League drejt Milanit!

Milan sot do të nënshkruajë kontratë me Pepe Reinan, mirëpo Rosonjerët po punojnë edhe për përforcime të tjera.

Reina nuk do të jetë i vetmi që në fund të sezonit do ti bashkohet Milanit.

Mediat italiane shrkuajnë se Milani është pranë marrëveshjes me koreanin e Swansea Ki Sung-yueng.

Kontrata e koreanit me Swansea skadon në fund të sezonit dhe ai do të transferohet në “San Siro” si lojtarë i lirë.

29-vjeçari po luan shkëlqyeshëm në Premier League, kurse pritet që me Milanin të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here