Mourinho nuk e lë asnjë punë në gjysmë-lojtari i shkëlqyeshëm para nënshkrimit të kontratës së re

Sipas “Daily Star” mesfushori i Manchester United, Jess Lingard është pranë nënshkrimit të kontratës së re me “Djajtë e Kuq”.

Ylli i Manchester United nënshkroi kontratë të re para 11 muajve, por tani mund të fitojë një kontratë të re me pagë më të lartë. Jose Mourinho është i impresionuar nga paraqitjet e Lingard dhe kërkon nga klubi që të nënshkruajnë kontratë të re me të.

Lingard këtë sezonë ka shënuar 13 gola në 38 ndeshje të luajtura. Ai gjithashtu është ftuar nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet miqësore.

Manchester United do të tentojë ta mbajë atë në skuadër, pasiqë ai është në shënjestrën e disa klubeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here