Presidenti i PSG fluturoi drejt Brazilit, kur morri vesh për takimin mes Neymar dhe Realit

Duket se nuk janë vetëm spekulime të mediave, lojtari më i shtrenjtë i klubit po mendon seriozisht për largimin e tij.

PSG e transferoi Neymarin verën e kaluar për 222 milionë euro, të gjithë prisnin se ai do të ishte zgjedhja e duhur për skuadrën por duket se nuk është ashtu.

Neymar pas disa muajsh te PSG e kuptoi gabimin e tij për tu larguar nga Barcelona. Neymar dëshiron rikthimin e tij te Barcelona por duket se Katalanasit nuk janë të interesuar për të.

Opcioni i dytë i Neymar është Real Madrid.

Al Khelaifi ka udhëtuar drejt Brazilit, atje ku Neymar po rikuperohet nga lëndimi dhe pritet që ta zgjidhin çështjen rreth së ardhmes së tij.

Ky veprim erdhi menjëherë pasiqë u përhapën zërat se babai i Neymar është takuar me përfaqësuesit e Realit. Nëse Reali ofron 400 milionë euro atëherë PSG vështirë se do të mund ta mbajë brazilianin në rradhët e saja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here