Spalletti i hidhëron të gjithë te Interi: Nuk kemi kualitet!

Inter në ndeshjen e mbrëmshme kundër Napolit luajti baraz dhe mbetet për garën e Ligës së Kampionëve, por Spalletti në stilin e tij e vlerësoi këtë ndeshje si humbje.

Spalletti pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij nuk ka kualitet dhe i hidhëroi tifozët dhe kryesinë e klubit.

“Nuk kemi kualitet, të gjithë po thonë se kemi, por unë nuk po e shoh një gjë të tillë. Nuk mendoj se kjo skuadër mund të fitojë. Napoli është skuadër e fortë, ne mund vetëm të mbrohemi dhe të presim rastin për kundërsulme”, ka deklaruar Spalletti.

“Po punojmë gjatë gjithë sezonit dhe asgjë nuk po arrijmë. Unë dëshiroj të fitojmë, por ky është maksimumi ynë”, ka përfunduar Spalletti.

Deklarata e Spallettit ka shkaktuar pakënqësi te tifozët e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here