Trajneri i Napolit bën skandal pas pyetjes nga gazetarja (VIDEO)

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ishte nervoz pas barazimit me Interin, kurse me deklaratën e tij pas ndeshjes u bë hit.

Napoli pas barazimit, e humbi pozitën e parë dhe tani Juventus ka një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak.

Gazetarja e pyeti Sarrin, se a mendon se gara për titullin ka mbaruar, kurse trajneri i Napolit u përgjigj në mënyrë interesante.

“Je femër dhe je e bukur. Kjo është arsyeja e vetme pse nuk po të them p**dhu”, është përgjigjur Sarri.

Deklarata e tillë u bë hit në rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here