Valverde: Nuk do ta fshija Realin nga gara për titullin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka deklaruar se nuk do ta fshinte asnjë skudër nga gara për titullin në La Liga, përderisa ka gjasa në numra se ndonjë skuadër mund ta arrijë Barcelonën.

Pas fitores së djeshme kundër Malagas, Barcelona ka 11 pikë më shumë se Atletico (e cila do ta luajë ndeshjen kundër Celtas sonte) dhe 14 pikë më shumë se Reali.

Edhe pse Valverde është i kujdesshëm, duket se vetëm ndonjë mrekulli do tja merrte titullin Barcelonës.

“Normalisht se ekziston gara për titullin. Përderisa ka gjasa matematikore që ndonjë skuadër tjetër ta fitojë titullin, nuk do fshija atë skuadër. Nuk do të them se Reali nuk ka  gjasa për ta mbrojtur titullin. As ata nuk do ta deklaronin një gjë të tillë. Kundër Malgas shënuam një gol të hershëm, më pas ata morën karton të kuq dhe e kishim më të lehtë rrugën drejt tre pikëve”, ka deklaruar Valverde.

Barcelona ende është në garë për tripletën, pasiqë u kualifikuan në finalen e Kupës së Mbretit, kurse ndeshjen kthyese kundër Chelsea do ta luajnë të mërkurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here