Iniesta në Kinë?

Andres Iniesta ka thënë se spekulimet që ai do të kalojë në kampionatin kinez janë pavërteta.

Mesfushori spanjoll si duket nuk e ka ndërmend ta ndjekë rrugën e Nicolas Gaitan dhe Ferreira Carrasco të cilët së fundmi lakmuanparat dhe shkuan në drejtim të kampionatit kinez.

“Unë dua të them nëpërmejt kësaj deklarate se raportet e fundit për një kalim timin në Kinë janë të pavërteta,”ka deklaruar Iniesta.

33-vjeçari po bën të pamundurën që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelseat që do të luhet këtë të mërkurë në kuadër të Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here