Arsenal tregon çmimin për Bellerin!

Arsenal ka deklaruar se është e gatshme që të shesë mbrojtësin Hector Bellerin, në qoftë se ndonjë klub është i gatshëm që të ofrojë për spanjollin plot 50 milionë euro, raporton Daily Mail.

Klubi londinez mendon se shitja e mbrojtësit spanjoll do të ndihmonte shumë që të krijonin një fond për të rindërtuar skuadrën gjatë verës.

Për 22 vjeçarin janë të interesuara disa nga skuadrat më të mëdha europiane si Barcelona, Manchester City dhe Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here